Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Klos të Shqipërisë, dyshohet se është therur me thikë

Shqipëria

Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Klos të Shqipërisë, dyshohet se është therur me thikë

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 22:50
Ilustrim

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr, të zonës së Klosit në Shqipëri.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në trupin e viktimës ka plagë të shkaktuara nga thika.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

 Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat