Iljazaj analizon PS-në në këtë 34 vjetor: Pse është e vështirë ta mundësh

Shqipëria

Iljazaj analizon PS-në në këtë 34 vjetor: Pse është e vështirë ta mundësh

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 22:12
Analisti Ervis Iljazaj

Analisti Ervis Iljazaj bëri një analizë në Euronews Albania mbi situatën politike në vend, ku theksoi sfidat që opozita, Partia Demokratike, duhet të përballojë në përpjekjen për të ardhur në pushtet.

Iljazaj argumenton se mposhtja e së majtës nuk është një detyrë e lehtë dhe kërkon organizimin e duhur.

“Opozita nëse do që të vijë në pushtet, duhet të niset nga një premisë, që Partia Socialiste është një parti e fortë dhe duhet shumë mund për ta mundur. Partia Socilaliste është e 45’, ka 80 vjet parti. Partia Demokratike, e djathta shqiptare e ka mundur të majtën vetëm kur ka qenë perfekte.

Opozita duhet ta ngulisë në kokë që të mundësh Partinë Socialiste në Shqipëri nuk është e lehtë, është shumë e vështirë. Në këtë mes ka një diskutim të gabuar që i bën dëm opozitës, që është ideja se PS është një parti kot, ku Edi Rama me veprimet e tij djallzore po fiton, nuk është kështu.

Sot PS fitoi 80 vjetorin jo 34-vjetorin, ndaj është e vështirë të mundësh të majtën në Shqipëri. PD duhet të nisët nga premisa e një organizximi më të duhur”, tha Iljazaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat