Rrezikoi jetën për të shpëtuar dy të miturit, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

Shqipëria

Rrezikoi jetën për të shpëtuar dy të miturit, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 17:16
Levian Goga

Levian Goga, shqiptari nga qyteti i Beratit, i cili pa menduar dy herë u zhyt në lumin Arachthos të mërkurën e kaluar për të shpëtuar dy djemtë e mitur , ka pasur probleme me frymëmarrjen .

Mediat greke shkruajnë se Goga pati një kollë të fortë dhe vizitoi një mjek privat, i cili i rekomandoi t’i nënshtrohej analizave në një spital. 

Sapo u njoftua, Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis urdhëroi një ambulancë që ta merrte dhe ta transportonte në spital, me qëllim që t’i nënshtrohej ekzaminimeve të hollësishme.

Shqiptari ndodhet tashmë në spitalin e Artës ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme.  Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.  Mediat greke raportojnë gjithashtu se për aktin e tij heroik atij do t’i jepet shtetësia greke nderi.

Goga shkoi  në Greqi 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pa shumë informacion dhe pa ditur se çfarë e priste, kaloi kufirin dhe u vendos në Athinë. Atje, bëri çdo punë pa siguri dhe pa qetësi, por gjithmonë duke luftuar dhe punuar pa ndaluar.

Ai tani jeton në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët janë dhjetë dhe gjashtë vjeç. Jeta e tyre ka qenë e qetë dhe e thjeshtë, derisa ditën e mërkurë, ngjarja e pazakontë i ndryshoi gjithçka.

Me aktin e tij heroik dhe pa u menduar dy herë u largua nga kafeneja ku po kalonte kohën e tij dhe u hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët.

Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën kanë pësuar vdekje klinike.

Sipas mediave greke, prindërit e 14-vjeçarit, i cili u hodh në lumë për të shpëtuar shokun e tij që po mbytej, dhe 12-vjeçarit kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat