Rinumërimi, asnjë ndryshim për PD/ Flet analisti Çupi

Shqipëria

Rinumërimi, asnjë ndryshim për PD/ Flet analisti Çupi

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 19:10
Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi komentoi rinumërimin e votave që duket se nuk ka ndryshuar asnjë rezultat. Kjo e pranuar edhe nga kreu i PD Sali Berisha. Ky i fundit tha se u bë vetëm për transparencë për kandidatët.

Çupi u shpreh se retorika e Berishës për një farsë elektorale, nuk është asgjë tjetër, vetëm që të arrijë synimin e tij për shkatërrimin e  Shqipërisë, duke nënvizuar se po tenton që të zvarrisë procesin zgjedhor.

“Berisha e ka ditur që nuk do ketë asnjë ndryshim. Votat i prek vetëm Berisha…dhe njerëzit e tij. Ai e ka ditur që qëllimi i tij, brenda PD është shumë i ulët, që t’i manipulojë njerëzit e vet dhe t’i thotë që po punoj të zbuloj votat tuaja. Dhe tjetra që të zgjasë jetën e tij politike dhe qëllimi themelor i Berishës është shkatërrimi i Shqipërisë. Ky është njeriu që tenton ta zvarrisë procesin zgjedhor”, tha ai.

Më tej nënvizoi se po bëjnë tradhti ndaj kombit, duke shtuar se Berisha ka mësuar gjuhën e huaj vetëm për të “nxirë” Shqipërinë.

“Këta të rinjtë të ashtëquajtur si Tabaku apo të tjerët, janë akoma më të rrezikshëm. Sali Berisha ka shkatërruar Shqipërinë, por ka pasur ushtarë. Dhe këta ushtarë, tani tentojnë të marrin përkrahje”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat