“Përpjekje për të më intimiduar!”- Braimllari i përgjigjet Metës: S’kam firmosur asnjë kontratë!

Shqipëria

“Përpjekje për të më intimiduar!”- Braimllari i përgjigjet Metës: S’kam firmosur asnjë kontratë!

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 18:36
Endrit Braimllari dhe Ilir Meta

Endrit Braimllarit ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili nga burgu është shprehur se po mbahet në izolim për shkak të firmave të Braimllarit për çështjen e lobimit.

Braimllari e ka konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar dhe goditur imazhin e tij, ndërsa e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.

Ai shkruan se nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi dhe se fatura që Meta i referohet, sipas Braimllarit është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ.

“Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik. Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.

Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi. Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim.

Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z.Meta ka qenë kryetar partie”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat