Plagosi me armë 26-vjeçarin në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Shqipëria

Plagosi me armë 26-vjeçarin në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat