Aksident në Shkodër/ 52-vjeçari humb drejtimin e makinës dhe përplaset me tjetër mjet, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në Shkodër/ 52-vjeçari humb drejtimin e makinës dhe përplaset me tjetër mjet, dy të plagosur

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 20:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje në aksin Shkodër–Muriqan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi një nga shoferët ka humbur kontrollin e makinës.

Nga përplasjet janë plagosur dy shoferët, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shkodër – Muriqan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.

Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat