Ndotja e lumit Vjosa me naftë, deputeti Tritan Shehu: Fillon që në hyrje të kufirit shqiptar!

Shqipëria

Ndotja e lumit Vjosa me naftë, deputeti Tritan Shehu: Fillon që në hyrje të kufirit shqiptar!

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 18:20
Foto nga vendngjarja

Deputeti Tritan Shehu ka denoncuar ndotjen e rëndë të lumit Vjosa që sipas tij fillon që në hyrje të kufirit shqiptar, duke mos u kufizuar vetëm në zonat me naftë. Ai thekson se në këtë lumë unik dhe të mrekullueshëm derdhen të gjitha ujërat e zeza nga qytetet, fshatrat dhe zonat e banuara përgjatë dy anëve të tij, pa asnjë kujdes apo investim nga ajo që ai e quan regjimi aktual.

Shehu kritikon veçanërisht përfaqësimin lokal në Qarkun e Gjirokastrës, ku sipas tij, ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro lejon dhe mbulon fushat e grumbullimit të mbeturinave jashtë çdo standardi, të kontrolluara nga mafia e lidhur me pushtetin. Këto fusha derdhin në lumenj mbeturina të ndotura dhe shkatërruese për mjedisin dhe jetën e egër, ndërsa paratë përfundojnë në xhepat e kësaj mafie lokale dhe kombëtare.

Shehu përfundon duke e cilësuar Vjosën si një park kombëtar që po degradohet rëndë nga korrupsioni, mungesa e përgjegjshmërisë dhe cinizmi i regjimit në pushtet.

Denoncimi për ndotjen në Vjosë, u bë prej disa ambjentalistëve teksa zbuluan derdhjen e hidrokarbureve në lum prej kompanisë “Albepetrol”. Nga ana tjetër u evidentua edhe ngrodhja e disa prej gjallesave të këtij lumi nga ndotja me naftë. 

Postimi i Tritan Shehut: 

Vjosen e ka ndotur rende korrupsioni qe ne hyrje te kufirit shqiptar.

Nuk eshte vetem ndotja ne zonat nafte mbajtese.

Ne Vjosen e mrekullueshme, unike dhe deget e saj derdhen te gjitha ujrat e zeza te qyteteve, fshatrave, zonave te banuara e dy anet e saj.

Asnje kujdes e invetim nga ky rregjim, qe ne Qarkun e Gjirokastres perfaqesohet nga Lubi Kumbaro, deputete e ministre mjedisi.

Me tej fushat e grumbullimit te mbeturinave, jashte cdo standarti, te perdorura e kontrolluara nga mafia e tyre.

Te lejuara kunder cdo standarti me firmen e Lubise.

Qe derdhin aty cdo gje te ndotur e shkaterruese per mjedisin, faunen e qeniet e gjalla.

Duke derdhur parate ne xhepat e asaj mafie, lokale e nacionale.

Kjo eshte e verteta e hidhur e atij lumi park kombetar.

Qe ky rregjim po e degradon ne funksion te korrupsionit, pa pergjegjeshmerise dhe cinizmit te tij!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat