I vihet sërish zjarri fushës së mbetjeve në Vlorë, flakë dhe shtëllungë e zezë tymi pranë qytetit

Shqipëria

I vihet sërish zjarri fushës së mbetjeve në Vlorë, flakë dhe shtëllungë e zezë tymi pranë qytetit

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 23:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Përsëri zjarr në vendin e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton se zjarri është konstatuar në orët e mbrëmjes ndërkohë që është i dukshëm nga qyteti.

Në pamjet që sjell BalkanWeb duket flaka gjigante dhe shtëllunga e zezë e tymit që mbulon zonën.

Kjo është hera e tretë që kryhet ky lloj veprimi në vendin ky depozitohen mbetjet e Vlorës dhe dyshohet se është i qëllimshëm.

Teksa vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik dhe Vlora është një prej qyteteve bregdetare më të frekuentuara, problematika me mbetjet sjell një impakt negativ me pasoja të gjithanshme ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat