Vazhdon zjarri në Grazhdan të Finiqit, shkakton shqetësim tek banorët dhe…

Shqipëria

Vazhdon zjarri në Grazhdan të Finiqit, shkakton shqetësim tek banorët dhe…

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 11:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri në zonën e Grazhdanit në Bashkinë Finiq ka hyrë në ditën e tretë, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe autoritetet lokale.

Shërbimet zjarrfikëse, së bashku me banorët, po punojnë intensivisht në terren për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Pavarësisht përpjekjeve, zjarri mbetet aktiv dhe ende nuk ka mbërritur asnjë helikopter për të asistuar në shuarje. Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Autoritetet janë në gatishmëri dhe vazhdojnë monitorimin e zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat