Ka përfunduar proçesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve 11 majit për qarkun e Durrësit.
Mësohet se nga rinumërimi Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur vetëm pesë vota.
Këto ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve.
Por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.