Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Florian Sulejmani.
Sipas informacionit që ka përcjellë për Bw, Igli Çelmeta, Sulejmani i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Në dijeni është edhe kryeministri Rama.
Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes. Edhe pse Sulejmani ka dorëzuar dorëheqjen, ende nuk është vendosur nëse do të pranohet apo jo.