Lushnjë/ Vihet në kontroll zjarri i rënë në Krutje, zjarrëfikëset në terren për shuarjen e plotë të vatrave që mund të rindizen

Shqipëria

Lushnjë/ Vihet në kontroll zjarri i rënë në Krutje, zjarrëfikëset në terren për shuarjen e plotë të vatrave që mund të rindizen

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Është vënë përkohësisht në kontroll zjarri i rënë në tokat djerrë dhe një parcelë me ullinj në vendin e quajtur “pushimi i shoferit” në Lushnje.

Sic njofton gazetari i News24, Julian Kasapi, është eleminuar rreziku i flakëve drejt banesave në fshatin Krutje e Poshtme.

Ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për të shuar të gjitha vatrat e vogla të zjarrit të cilat mund të rindizen nga era e fortë.

Në zonë ndodhen edhe ekspertët e policisë shkencore për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat