Shpërthen bombola e gazit në një banesë, lëndohet pronari

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, lëndohet pronari

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në një banesë në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit A. J.

Si pasojë e shpërthimit është lënduar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka  shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat