​4 të lënduar në aksidentin rrugor Librazhd-Qafë Thanë

Shqipëria

​4 të lënduar në aksidentin rrugor Librazhd-Qafë Thanë

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 19:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre më rëndë, si pasoj e një aksidenti të trafikut ndërmjet dy veturave sot në rrugën Librazhd-Qafë Thanë.

Automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi Ç. H., dhe dy shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat