Bashkia dorëzon Pallatin e Kongreseve, plan për rikonstruksion ose shembje

Shqipëria

Bashkia dorëzon Pallatin e Kongreseve, plan për rikonstruksion ose shembje

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Pallati i Kongreseve ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, pasi shumica e anëtarëve kanë votuar pro ndryshimit të pronësië.

Plani për rikonstruksionin apo shembjen për t’ja lënë vendin një kulle, pasuan debatin për këtë vendim.

Deri më tani ajo çka dihet dhe pa informacione shtesë, është një kornizë e hedhur në faqen e Korporatës së Investimeve me titullin “Rikonstruksion”, i nxitur nga një propozim i datës 1 prill 2025.

Kujtojmë se pallati i Kongresve, është një nga godinat simbol të historisë dhe kulturës së Tiranës, i ndërtuar mes viteve 1982-1986, me qëllim organizimin e aktiviteve dhe panaireve të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat