Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era pritet të jetë  me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s
Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat