Dhunonte sistematikisht bashkëshorten/ Tropojë, arrestohet 58 vjeçari

Shqipëria

Dhunonte sistematikisht bashkëshorten/ Tropojë, arrestohet 58 vjeçari

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Një 48-vjeçare është larguar nga banesa e saj pas dhunës sistematike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

Policia e Tropojës ka arrestuar bashkëshortin 58-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bashkëshortja është larguar nga banesa që prej datës 22 korrik dhe vijon të jetë në kërkim.

Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike, ndërsa dyshimet janë se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.

Dy armët e zjarrit automatike, të cilat u sekuestruan do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat