Balluku: Situata e zjarreve në aksin Kardhiq-Delvinë është normalizuar

Shqipëria

Balluku: Situata e zjarreve në aksin Kardhiq-Delvinë është normalizuar

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 19:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se situata e zjarreve në zonën e aksit Kardhiq – Delvinë është normalizuar.

Sipas Ballukut, zjarret janë shuar dhe aksi është në funksion të plotë për qarkullimin e mjeteve.

Zv/Kryeministrja Balluku u ka shprehur një falënderim të veçantë trupës së ARRSH-së.

“Jo vetëm u kujdes për të ruajtur aksin rrugor dhe tunelin e Skërficës gjatë gjithë ditës së djeshme, por u aktivizua plotësisht në aksionin e shuarjes së zjarreve në zonën përreth”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat