Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kompleks pushimi në Shëngjin, ku një fëmijë është rrezuar nga këndi i lojërave.
Shëngjin/Informacion paraprak
Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për verifikimin e rrethanave të rastit.