Një incident është shënuar sot në fshatin Nderlysaj të Thethit, në veri të vendit, ku një i ri ka mbetur i plagosur me thikë pas një përleshjeje.
Sipas informacioneve, i plagosuri është banor vendas dhe ka pësuar lëndime të lehta.
Ai ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.