Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj

Shqipëria

Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 19:27
Nexhmie Sula

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.

Sipas burimeve të Euronews Albania, 50-vjeçarja Nexhmie Sula mban postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, ndërsa është goditur me thikë nga djali i saj 26-vjeçar, Ikler Sula.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar për motive të dobëta, ndërsa i riu është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë.

50-vjeçarja e plagosur, Nexhmie Sula, është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat