Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

Shqipëria

Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 17:38
Zjarret

Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të shtunë në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë.

Zjarri ka rrezik të përhapet në drejtim të Gjirokastrës dhe pyllit të mbrojtur të Pikësit.

Zjarrfikësit e Delvinës dhe Gjirokastrës janë angazhuar në terren, por ndërhyrja tokësore është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Autoritetet kanë kërkuar ndërhyrje emergjente nga ajri, ndërsa pritet që gjatë ditës të përfshihen edhe forca shtesë për të përballuar situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat