Vidhte sendet e pushuesve nëpër shezlongë dhe automjete, arrestohet 42-vjeçari

Shqipëria

Vidhte sendet e pushuesve nëpër shezlongë dhe automjete, arrestohet 42-vjeçari

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve.

Në kuadër të operacionit të koduar Sendet u vu në pranga shtetasi në kërkim I. B., 42 vjeç, banues në Manzë, Durrës, i dënuar më parë po për vjedhje dhe i shpallur në kërkim për vjedhje të tjera.

Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike, rezulton se ky shtetas është autor i vjedhjeve nëpër shezlongë të sendeve personale të pushuesve, si dhe i vjedhjes së një automjeti në Shkozet, Durrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e vjedhjes së pronës, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në territorin e qarkut Durrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat