Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se për herë të parë këtë sezon veror, Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit është e hapur dhe në shërbim të pelegrinëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se qendra është në shërbim edhe të vizitorëve vendas e të huaj që vizitojnë Kishën.
Rama thekson se kjo qendër shëndetësore është e pajisur me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore.
Postimi:
Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror, është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj
Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore