Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur

Shqipëria

Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 19:51
Foto nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Ndërnënas të Libofshës.

Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur dy të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në sallë me dëmtime më të rënda. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat