Dhunuan me sende të forta të afërmin e tyre/ Kukës, në pranga babë e bir

Shqipëria

Dhunuan me sende të forta të afërmin e tyre/ Kukës, në pranga babë e bir

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

M.M., 53 vjeç, dhe B.M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat