E rëndë në Sarandë, e mitura kryen vetëvrasje! Kishte shkuar për pushime tek të afërmit

Shqipëria

E rëndë në Sarandë, e mitura kryen vetëvrasje! Kishte shkuar për pushime tek të afërmit

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë 15-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e të afërmve të saj.

E mitura, e cila kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë familjarëve në zonë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta. Sipas burimeve paraprake, ajo është gjetur e vetëvarur.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Sarandës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat