Përcillet në banesën e fundit gazetari shqiptar Artur Xheji

Shqipëria

Përcillet në banesën e fundit gazetari shqiptar Artur Xheji

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 13:17
Artur Zheji

Miq, bashkëpunëtorë, artistë e politikanë i dhanë lamtumirën gazetarit Artur Zheji, duke e kujtuar si një mendje të lirë, një erudit të rrallë dhe një zë të veçantë të publicistikës shqiptare.

Rreth 2 orë e gjysmë zgjatën homazhet për gazetarin Artur Zheji.

Ai u nda nga jeta në mënyrë të papritur ditën e shtunë për shkak të një arresti kardiak.

Me një karrierë të gjatë e të pasur, Artur Zheji ka lënë gjurmë të thella në mediat dhe në debatin publik në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat