Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd, dyshimet e para

Shqipëria

Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd, dyshimet e para

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 08:34
Foto nga vendgjarja

Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit është gjetur nga kalimtarët një trup i pa jetë. Viktima është Nazmi Cani, 63 vjeç.

Nga dyshimet e para dhe veprimet që po kryen grupi hetimor dyshohet për infarkt.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi, 63-vjeçari nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që ngiste mjetin, dhe ka ndaluar duke dal prej tij, në atë moment dyshohet se ka pësuar infarktin.

Vijon puna në vendngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat