Stuhi në Shëngjin, zbrazet plazhi

Shqipëria

Stuhi në Shëngjin, zbrazet plazhi

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 14:17
Shëngjin

Ata që kanë planifikuar të pushojnë në Shëngjin sot kanë marrë një lajm të keq.

Një stuhi e papritur ka përfshirë pasditen e sotme zonën bregdetare të Shëngjinit, duke detyruar pushuesit që të largohen me nxitim nga plazhi.

Era e fortë e shoqëruar me reshje shiu ka shkaktuar kaos, ndërsa shezlongët dhe çadrat janë përmbysur. Pushuesit janë parë teksa marrin sendet personale dhe braktisin plazhin për shkak të rrezikut nga era dhe dallgët e fuqishme.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin pranë detit deri në stabilizimin e motit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat