Vatër e madhe zjarri në Bërdicë, hetim për shkaqet

Shqipëria

Vatër e madhe zjarri në Bërdicë, hetim për shkaqet

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 21:20
Ilustrim

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të hënë në zonën e Bërdicës në Shkodër.

Materialet e përfshira nga flakët kanë qenë mbetje tekstile dhe për pasojë është krijuar një vatër e madhe zjarri dhe re toksike tymi, e cila ka mbuluar zonën dhe është ndjerë deri në qytetin e Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëses, punonjësit e policisë dhe të Bashkisë Shkodër.

Pas rreth 1 ore është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit, ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat