U zgjodhën deputetë në 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Shqipëria

U zgjodhën deputetë në 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 19:14
Qeveria

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra 3 zëvendësministra, Ceno Klosi, Ilva Gjuzi dhe Romina Kuko.

Kujtojmë se të tre zëvendësministrat e liruar nga detyra janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.

Njoftimi:

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

U lirua nga detyra znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit;

U lirua nga detyra z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

U lirua nga detyra znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat