Nxiste të miturit të kryenin vjedhje, kapet 39-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Nxiste të miturit të kryenin vjedhje, kapet 39-vjeçari në Tiranë

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 17:58
Ilustrim

Policia e Shtetit si rezultat i punës hetimore në kuadër të operacionit “Nxitësi”, ka arrestuar sot shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H. (39).

Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, tre të mitur 12 dhe 13-vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme në disa zona të Tiranës, raporton KosovaPress.

Policia ka sekuestruar sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat