U qëllua nga dy persona me motor, kush është viktima e atentatit në Shkodër

Shqipëria

U qëllua nga dy persona me motor, kush është viktima e atentatit në Shkodër

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 23:42
Kristjan Kola.

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e kësajt të enjte në Shkodër, ku një person është vrarë me armë zjarri nga dy persona.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pranë kinemasë “Republika”, e cila ndodhet në qendër të qytetit. Mësohet se viktima është Kristjan Kola.

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga dy shtetas ende të paidentifikuar teksa ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Rrethanat e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat