Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GKKO merr vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit për ish-partneren e Safet Bajrit

Shqipëria

Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GKKO merr vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit për ish-partneren e Safet Bajrit

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme ka vendosur të zgjasë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, me kërkesë të SPAK.

Eria Ago, e cila ndodhet pas hekurave, dyshohet nga prokurorët e posaçëm se ka përkrahur autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, duke i larguar nga vendi i krimit.

Për krimin në pranga kanë rënë Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali.

Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve.

Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat