Këmbimi valutor për datën 6 shtator, me sa shiten e blihen monedhat e huaja

Shqipëria

Këmbimi valutor për datën 6 shtator, me sa shiten e blihen monedhat e huaja

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të shtunë, 6 shtator, euro blihet në tregun valutor me 96.4 lekë dhe shitet me 97.4 lekë.

Monedha evropiane ka shënuar një rënie të lehtë pasi ndodhej prej disa ditësh në një nivel të pandryshueshëm tregtimi, ku blihej me 97.2 lekë dhe shitej me 98.2 lekë.

Edhe dollari amerikan ka humbur pikë, ai blihet në tregun valutor me 82 lekë dhe shitet me 83 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë, ai blihet në tregun valutor me 110.5 lekë dhe shitet me 112 lekë.

Ndërkohë që franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet me 102.4 lekë dhe shitet me 103.4 lekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat