Vrasja në Shkodër/ Dëshmia e të plagosurës: Autori ishte dhe me një person tjetër

Shqipëria

Vrasja në Shkodër/ Dëshmia e të plagosurës: Autori ishte dhe me një person tjetër

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 00:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë të hënë në Shkodër, raportohet se e plagosura, e cila ishte kamariere në lokal, ka parë dy persona.

Sipas deklaratës që ajo i ka dhënë familjarëve, autori mendohet të mos ketë qenë i vetëm, por i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

“Vajza, në momentet kur ka dalë nga operacioni dhe ka ardhur në vetëdije, ka komunikuar me familjarët e saj.

Këto po i them bazuar në deklaratat e familjarëve: ajo ka parë dy persona në motor, jo vetëm një supozohet që mund të jenë dy autorë.” – tha gazetarja e Euronews Albania nga spitali i Shkodrës, Matilda Braho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat