Konferenca rajonale e OSBE-së, Nancy VanHorn: Lufta kundër trafikut të drogës, prioritetet i SHBA

Shqipëria

Konferenca rajonale e OSBE-së, Nancy VanHorn: Lufta kundër trafikut të drogës, prioritetet i SHBA

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 14:47
Pamje nga konferenca

Në Tiranë u mbajt Konferenca Rajonale e OSBE-së mbi lidhjen mes trafikimit të drogës dhe krimeve të dhunshme.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, theksoi se lufta kundër trafikut të drogës mbetet një prioritet kyç për SHBA-të.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me SPAK-un dhe rolin e rëndësishëm të Altin Dumanit në këtë betejë.

VanHorn kërkoi që përzgjedhja e pasardhësit të tij të jetë transparente dhe e paanshme.

Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të drejtësisë, ambasadorë dhe partnerë ndërkombëtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat