Makina përplas të moshuarit te vijat e bardha në Fier

Shqipëria

Makina përplas të moshuarit te vijat e bardha në Fier

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 20:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një automjet ka përplasur një çift të moshuarish teksa po kalonin në vijat e bardha.

Ngjarja u regjistrua vetëm pak minuta më parë dhe sipas dëshmitarëve, të moshuarit po kalonin në këmbë kur u goditën nga makina.

Menjëherë pas aksidentit, ata u transportuan me ambulancë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh në Fier që ndodh në vijat e bardha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat