Fundjava sjell fluks automjetesh në Lezhë, qarkullimi vështirësohet në disa akse

Shqipëria

Fundjava sjell fluks automjetesh në Lezhë, qarkullimi vështirësohet në disa akse

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 23:57
Ilustrim

Fundjava ka sjellë një fluks të madh automjetesh në rrugët e Lezhës, duke vështirësuar qarkullimin në disa akse kryesore.

Lëvizja e pushuesve që u kthyen nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës ka shkaktuar ngarkesa të konsiderueshme në trafik.

Më i rënduar paraqitet trafiku në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën Lezhë–Milot, si dhe në supersttraden Balldre–Lezhe-Milot, ku radhët e makinave janë shtrirë për disa kilometra.

Për të lehtësuar situatën, patrullat e policisë rrugore janë vendosur në pika strategjike, me synimin të menaxhojnë qarkullimin dhe të shmangin bllokimet e plota në këto akse të ngarkuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat