Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shqipëria

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, nuk ka të lënduar

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një banesë u përfshi nga flakët një natë më parë në lagjen Dudas të Shkodrës.

Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës pasi zjarri rrezikonte edhe banesat e tjera.

Dy mjete zjarrfikëse bën të mundur neutralizimin e zjarrit, teksa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

Fatmirësisht nuk pati  persona të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat