I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare kërkon uljen e masës për sjellje të mirë

Shqipëria

I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare kërkon uljen e masës për sjellje të mirë

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 16:43
Aldo Bare

I dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar uljen e dënimit.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, teksa mësohet se Bare kërkon 45 ditë ulje dënimi, që i takojnë vitit 2018.

Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe kërkesën e Bares do ta shqyrtojë Sandër Simoni.

Kjo nuk është hera e parë që Bare kërkon ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë. Edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat