Mesila Doda: Vazhdoj të jem përfaqësuese e opozitës dhe PDIU-së

Shqipëria

Mesila Doda: Vazhdoj të jem përfaqësuese e opozitës dhe PDIU-së

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 20:51
Deputetja Mesila Doda

Deputetja Mesila Doda ka reaguar pas vendimit për të dalë si kandidate e pavarur në nisje të legjislaturës së re.

Në një prononcim mediatik, Doda shprehet se pavarësisht vendimit, do të vijojë të jetë deputete e opozitës dhe PDIU-së.

Doda shton se do të vazhdojë të mbajë kauzat e grupimeve në të cilat bën pjesë.

“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”,-shprehet Doda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat