Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur për zgjedhjet lokale në kryeqytet.
Teliti tha se gara për Tiranën është e hapur dhe hapi i parë është largimi i Erion Veliajt.
Më tej, nënkryetari i Këshillit tha se mazhoranca e ka marrë vendimin për shkarkimin e Veliajt, vendim të cilin e ka quajtur të vonuar.
Teliti ka zbuluar dhe një detaj, ku ka thënë se mbështetësit e Velaijt në Bashkinë e Tiranës kanë bërë rezistencë për të firmosur shkarkimin e kryebashkiakut.
“Gara në Tiranë është e hapur. Hapi i parë është largimi i Veliajt. Në bazë të informacioneve që unë kam, vendimi për të shkakruar Veliajn nga mazhoranca është marrë. Është vendim i vonuar, duhej marrë kohë përpara. Opozita është në mbështetje të qëndrimit të vet. Ata pak veta që ka lënë Veliaj dilnin nga rreshti. U desh t’i thërriste në zyrë, që të firmosnin”, tha Teliti.