Mot i kthjellët e vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme!

Shqipëria

Mot i kthjellët e vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme!

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat