Në garë për Bashkinë e Tiranës?/ Edi Paloka tregon planet për kandidim

Shqipëria

Në garë për Bashkinë e Tiranës?/ Edi Paloka tregon planet për kandidim

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 17:47
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka foli sot lidhur me mundësinë për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në një emision televiziv, Paloka u shpreh i hapur për të garuar për këtë detyrë dhe se do ta mendonte nëse i bëhej një propozim i tillë.

Paloka shtoi se pavarësisht qëndrimit të opozitës për garën përballë kandidate socialiste, do të dalë edhe një emër nga opozita për Bashkinë Tiranë.

“Unë, mund të duket e çuditshme përgjigja, por po të më thonin edhe do ta mendoja, po. Do ta mendoja. Një garë që në kushtet që jemi, kush do që të jetë kandidati me Ramën nuk ka zgjedhje, por për deri sa ne kemivendosur të hymë nëpër gara edhe në këto kushte sigurisht dikush do të dalë”,-tha Paloka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat