Automjeti përplaset me motorin, një i plagosur

Shqipëria

Automjeti përplaset me motorin, një i plagosur

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 21:45
Pamje nga aksidenti i rëndë në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen 4 të qytetit të Korçës, pranë spitalit rajonal.

Një automjet është përplasur me një motor ndërsa drejtuesi i motorit u dërgua menjëherë për mjekim në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes dhe gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punon për të zbardhur dinamikën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat