Shtyhet afati për mbylljen e hetimeve ndaj Arben Ahmetajt

Shqipëria

Shtyhet afati për mbylljen e hetimeve ndaj Arben Ahmetajt

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 10:57
Arben Ahmetaj

Shtyhet afati për mbylljen e hetimeve ndaj zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në muajin gusht, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha  pyeti zyrtarisht SPAK-un: Lidhur me dosjen 277/ 1 ndaj ish funksionarit Arben Ahmetaj, perse nuk i keni mbyllur ende hetimet? Cilat janë arsyet e zgjatjejs se afateve?

Dhe SPAK u përgjigj se përse nuk ka ende një vendim.

“Zgjatja e afateve hetimore është bërë sepse priten përgjigje nga autoritetet e huaja”, ishte kjo përgjigjja e SPAK.

Ndërkohë, ish-funksionari prej verës së 2023 është në kërkim nga drejtësia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat