Mbledhja e qeverisë, emërohen tre zonja zëvendës ministre të kabinetit “Rama 4”!

Shqipëria

Mbledhja e qeverisë, emërohen tre zonja zëvendës ministre të kabinetit “Rama 4”!

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 15:13
Eugena Tomini

Qeveria shqiptare ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në radhët e ekzekutivit këtë të enjte, duke emëruar tre zonja në pozicione të zëvendës ministre.

Eugena Tomini është emëruar zëvendës ministre e Shëndetësisë, ndërsa Edona Bilali, e cila më herët ka mbajtur edhe detyrën e ministres për Sipërmarrjen dhe Inovacionin, është rikthyer në qeveri si zëvendës ministre në Ministrinë e Infrastrukturës.

Por lëvizja më surprizë ka qenë ajo e Silva Cakës, e cila është emëruar zëvendës ministre e Brendshme. Deri pak ditë më parë, Caka ishte anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltare politike në Partinë e Lirisë. Ajo kishte dhënë dorëheqje nga funksionet e saj brenda forcës politike vetëm pak ditë para emërimit.

Caka ishte gjithashtu kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, duke kryesuar listën e Partisë së Lirisë.

Kjo lëvizje vjen pak kohë pas një tjetër kalimi të bujshëm, ai i Endrit Brahimllarit, ish-nënkryetar i Partisë së Lirisë, i cili u bashkua me Partinë Socialiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat